Vrasja në Shkallë, viktima njohu dhe thirri në emër vrasësin

14/02/1614:49

Shperndaje:


 

KONISPOLBurime nga grupi hetimor dyshojnë se 44 – vjeçari e ka identifikuar dhe e ka thirrur në emër. Për këtë arsye grabitësi e ka qëlluar me pistoletën e tij me një plumb në kokë.

Dyshohet se viktima e ngjarjes së të shtunës në Shkallë ka njohur autorët e grabitjes dhe për këtë arsye mund të jetë qëlluar për vdekje. Sipas policisë lokale, Pajtim Shehu i ka ndeshur grabitësit gjatë kohës që po i shkonte për ndihmë fqinjit, që sapo i ishte vjedhur lokali.

Nisur nga dyshimet se viktima e ka njohur, hetuesit thone së autori duhet të jetë banor i zonës. Për këtë aryse, mbi 30 persona, banorë të Konispolit janë shoqëruar në polici.

Kryesisht janë indvidë të cilët kosiderohen si kontigjent kriminal në zonë.

Megjithë këto veprime ende nuk ka asnjë autor të dyshuar të vrasjes së babait të tre fëmijëve.

Ka dyshime që autori mund të jetë larguar drejt Greqisë, duke qënë se kufiri nga lokali ku ndodhi ngjarja, është vetëm pak kilometra.

Në lokalin ku ndodhi vrasja ai arriti të grabise rreth 10 mijë lekë, pjese e xhiros ditore.

Banorët e zonës thonë se grabitjet janë kthyer në shqetësim serioz për ta, kjo edhe për shkak të mungesës së një poste policie në Konispol.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.