Vijon aksioni për prishjen e objekteve në Bregdet (VIDEO)

02/10/199:00

Shperndaje:


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditën e sotme aksionin për prishjen e objekteve në zonën bregdetare të Radhimës. Aksioni i ditës së sotme ka nisur pa tensione ndërkohë që të pranishme në zonë janë edhe forcat e policisë dhe FNSH.

Përgjatë dy ditëve të fundit aksioni është shoqëruar me incidente të shumta pasi pronarët e bizneseve pretendojnë se shembja e objekteve po bëhet në mënyrë selektive.

IKMT njoftoi dje se deri më tani janë prishur 15 objekte nga 60 që parashikon projekti. Ndërkohë që drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se aksioni do të vijojë për 51 objekte ndërkohë që për pjesën tjetër do të shprehet Agjencia e Pronave

Në fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri në afërsi të tunelit në Vlorë.
m.v./r.k./Shqiptarja.com
Kliko për videon në youtube

https://youtu.be/Uwzqfjay-XU


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.