Vidhen 2 mln lekë në Sopik, policia nuk e raporton ngjarjen

11/04/1912:47

Shperndaje:


Një vjedhje banese është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sopik, Bashkia Finiq.
Sipas kryefamiljarit, vjedhja ka ndodhur rreth orën 19:00, në kohën kur në shtëpi nuk ka patur asnjë prej familjarëve.
Ai është shprehur për Saranda Web se e ka konstatuar vjedhjen rreth orës 21:00,   pasi janë kthyer në shtëpi dhe kanë parë dhomat dhe plackat e shtëpisë të kthyera përmbys.
Menjëherë ai ka shkuar te vendi ku kishte të fshehura një shumë prej 2 milionë e 60 mijë lekë të vjetra dhe ka konstatuar se paratë ishin vjedhur.
Më pas ka lajmëruar policinë, nga e cila morën përgjigje se policia nuk mund të shkonte në ato caste, por në mëngjes.
Dyshimet e familjarëve, të cilat ja kanë përcjellë edhe policisë, janë se vjedhja është kryer nga ndonjë banor i fshatit, i cili ka parë largimin e familjarëve nga shtëpia dhe ka hyrë për të realizuar vjedhjen.
Ndryshe nga ngjarjet e tjera  të ndonjë arrestimi për vjedhjen e ndonjë hekurishteje, policia nuk e ka raportuar vjedhjen e kësaj shume të konsiderueshme në Sopik.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.