VIDEO – Turistët bullgarë tentojnë të vjedhin bankomatin në Sarandë

27/08/179:29

Shperndaje:


 

Sarandë
Tentojnë të vjedhin bankomatin, e një banke të nivelit të dytë, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga policia, dy shtetas Bullgarë.
Më datë 27.08.2017, rreth ores 06:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga qëndra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen ”Nr. 4 ”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende (vegla pune) në dorë të cilët po tentojnë.të vjedhin bankomatin.
Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasëve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari,
Aleksander. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.