Vettingu konfirmon gjyqtaren e Apelit Gjirokastër Irena Brahimi

21/07/2012:34

Shperndaje:


.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi.
Vendimi u shpall të martën nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe në vitin 2001 u emërua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ku edhe vijon punën aktualisht.
Gjatë seancës dëgjimore, Brahimi u përball me dyshime për trajtim preferencial gjatë blerjes së një apartamenti dhe një njësie shërbimi në Gjirokastër, dyshime të cilat ajo i kundërshtoi.  Gjithashtu, Brahimi dorëzoi prova të reja lidhur me regjistrimin e një apartamenti si dhe me punësimin e saj si ndihmësgjyqtare jo-efektive në periudhën 1995-1996.

 

Sa i përket kriterit të figurës, DSIK dorëzoi dy raporte përshtatshmërie në KPK, por referoi disa informacione të klasifikuara që ngrinin dyshime për përfshirjen e Brahimit në veprimtari të paligjshme.
Brahimi e kundërshtoi raportin e dytë të DSIK, ndërsa shtoi se denoncuesi ishte anonim dhe kishte pasur si qëllim hakmarrjen –ndërsa një dëshmitar i pyetur nga Komisioni kishte mohuar sipas saj episodin e dyshuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.