Versioni zyrtar për plagosjen e punëtorëve në puset e naftës


Komisariati i Policisë Delvinë nëpërmjet një komunikate ka dhënë versionin zyrtar se cfarë ndodhi dje në puset e naftës në Delvinë, ku mbetën të plagosur 2 punëtorë.
Sipas policisë, 2 punëtorët të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, janë aksidentuar nga pakujdesia gjatë punës tek puset e naftës.
Ndërkohë një burim pranë grupit hetimor informon për Saranda Web se shkak i aksidentit ka qenë carja e një prej tubave të sondës shpuese dhe se punëtorët janë plagosur nga presioni i lëngut të argjilës.
Policia e Delvinës gjithashtu njofton se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 92 i Kodit Penal.
VIDEO e mbërritjes në spital të punëtorëve të plagosur.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.