Vendimi për njohjen e pakicave të reja kombëtare dhe përdorimi i gjuhëve në institucione

29/01/2511:52

Shperndaje:

Vendimi për njohjen e pakicave të reja kombëtare dhe përdorimi i gjuhëve në institucione

Qeveria miraton tre vendime për pakicat kombëtare në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime për të drejtat dhe identitetin e pakicave kombëtare në Shqipëri. Vendimet, të miratuara më 26 dhjetor 2024, përfshijnë procedurat e vetidentifikimit, njohjen e pakicave të reja dhe përdorimin e gjuhës së pakicave në marrëdhëniet me pushtetin vendor.

 

Vendimi për njohjen e pakicave të reja kombëtare dhe përdorimi i gjuhëve në institucione

 

1. E drejta për vetidentifikim të lirë

 

Vendimi nr. 843 përcakton kriteret dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave mbi përkatësinë etnike të qytetarëve shqiptarë. Ai garanton të drejtën e vetidentifikimit të lirë për çdo individ që pretendon se i përket një pakice kombëtare. Procesi do të administrohet nga një komision pranë Ministrisë së Brendshme, i cili përfshin edhe përfaqësues të pakicave.

 

Personat që kërkojnë të vetidentifikohen duhet të paraqesin një formular të posaçëm pranë komisionit, i cili do të shqyrtohet brenda 30 ditëve. Në raste të veçanta, kur ka dyshime për deklarimet e bëra, mund të kërkohet verifikim i mëtejshëm nga Gjendja Civile dhe institucione të tjera relevante. Nëse verifikimi nuk është i mundur, vetidentifikimi i individit do të konsiderohet i vlefshëm bazuar në zgjedhjen e tij personale.

 

Ky vendim synon respektimin e diversitetit etnik në vend dhe garanton të drejtën e pakicave për të deklaruar identitetin e tyre pa kufizime apo pengesa burokratike.

 

2. Përdorimi i gjuhës së pakicave në institucionet vendore

 

Vendimi nr. 844 vendos rregulla për përdorimin e gjuhëve të pakicave në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku ato përbëjnë të paktën 20% të popullsisë.

 

Në këto raste, pakicat kanë të drejtë të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre, të kërkojnë dokumente zyrtare dhe të propozojnë emërtime dygjuhëshe për rrugët dhe institucionet publike. Përveç kësaj, aktet administrative dhe informacionet publike duhet të jenë të disponueshme edhe në gjuhën e pakicës. Këshillat bashkiakë janë të detyruar të shqyrtojnë kërkesat për përdorimin e gjuhës së pakicës dhe, nëse ato pranohen, të marrin masa për zbatimin e tyre.

 

Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojnë fonde për punësimin e përkthyesve dhe hartimin e dokumenteve në gjuhën e pakicës, duke përfshirë përkthimin e tabelave rrugore dhe shenjave të tjera publike. Në rastet kur një bashki refuzon të zbatojë këtë vendim, qytetarët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në gjykatë.

 

3. Njohja e pakicave të reja

 

Vendimi nr. 845 përcakton rregullat dhe procedurat për njohjen e pakicave të reja në Shqipëri. Grupet që kërkojnë njohje zyrtare si pakicë kombëtare duhet të përbëjnë të paktën 1% të popullsisë me shtetësi shqiptare dhe të depozitojnë një kërkesë pranë Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare.

 

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shqyrtojnë dokumentacionin dhe vlerësojnë përmbushjen e kritereve për njohjen e një pakice. Procesi i shqyrtimit zgjat deri në nëntë muaj dhe përfshin konsultime me ekspertë të historisë, kulturës dhe të drejtave të njeriut. Nëse kërkesa pranohet, ajo i paraqitet Këshillit të Ministrave për miratim.

 

Ky vendim synon të rregullojë procesin e njohjes së pakicave të reja duke siguruar që çdo grup që plotëson kriteret të ketë mundësinë e njohjes ligjore dhe mbrojtjes së të drejtave të tij.

 

Përfaqësuesit e minoritetit grek: Një hap përpara në mbrojtjen e të drejtave të pakicave

 

Këto vendime nga përfaqësuesit e minoritetit grek shihen si një hap i rëndësishëm drejt respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri. Ato synojnë të garantojnë barazi dhe përfshirje për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në vend. Me zbatimin e tyre, Shqipëria përforcon angazhimin e saj për respektimin e standardeve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor, shprehen përfaqësuesit e minoritetit grek. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës
Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet
Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës
I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.