Vende vakante pune në Universitetin e Tiranës, Filiali Sarandë

15/02/2114:32

Shperndaje:


UNIVERSITETI I TIRANËS, FILIALI SARANDË ,shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune për personel administrativ,1(një) pozicion vakant për “Kryetar i Degës Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse” dhe 1 (një ) pozicion “Specialist në Degën Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse”.
Kandidatët konkurrente për pozicionin vakant Kryetar i Degës Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Filiali Sarandë, Universiteti i Tiranës duhet të plotësojnë kriteret si me poshtëcituar:
 Kritere të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas Shqiptar.me zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
c) Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
d) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
 Kritere të veçanta
a) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencave ” ose diploma ekuivalente me to (DIND) në Shkenca Ekonomike.
b) Të ketë të paktën 5(pesë) vite eksperiencë pune në profesion.
Buletini Nr. 21 datë 15 Shkurt 2021 Agjencia e Prokurimit Publik
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 376/381
c) Të zotërojë me deshmi një nga gjuhët perëndimore (Deshmitë e gjuhëve të huaja perëndimore të noterizuara të jenë sipas testeve të licensuara në Republikën e Shqiperisë,ndersa për dëshmitë e mbrojtura pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës,duhet të jenë në formatin origjinal ose të noterizuar).
d) Të zotërojë aftësi komunikuese me shkrim(në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë.
e) Të ketë aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese.
f) Të dijë të ruaj konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.
Kandidatët konkurrente për pozicionin vakant Specialist në Degën Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse , Filiali Sarandë,Universiteti i Tiranës duhet të plotësojnë kriteret si më poshtëcituar:
 Kritere të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas Shqiptar.me zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
c) Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
d) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
 Kritere të vecanta
g) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencave ” ose diploma ekuivalente me to (DIND) në Shkenca Ekonomike.
h) Të ketë të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion.
i) Të zotërojë me deshmi një nga gjuhët perëndimore(D ëshmitë e gjuhëve të huaja perëndimore të noterizuara të jenë sipas testeve të licensuara në Republikën e Shqiperisë,ndersa për dëshmitë e mbrojtura pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës,duhet të jenë në formatin origjinal ose të noterizuar).
j) Të zotërojë aftesi komunikuese me shkrim(në hartimin e shkresave zyrtare)e me gojë.
k) Të ketë aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese.
l) Të dijë të ruaj konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim për aplikim.
2. Jetëshkrim(CV).
3. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave (të noterizuar).
4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit.
5. Dëshmi të njohjes së gjuhes angleze apo të cdo certifikate apo dëshmie kualifikimi që mund të ketë të noterizuar.
6. Deshmi të njohjes të programeve të kompjuterit
7. Fotokopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose vërtetim pune.
8. Raport mjekësor për aftësinë në punë.
9. Dëshmi penaliteti.
Dokumentacioni i mësipërm të dorëzohet pranë Zyrës së Sekretarise Mesimore , Filiali Sarandë kati I-rë, duke filluar nga data 08.02.2021 -19.02.2021. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.