Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri

06/04/2521:52

Shperndaje:

Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri

 

Mjeku i njohur Vasil Llajo është rikthyer në fshatin Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri, në shërbim të njerëzve në një kohë të vështirë. Por kësaj here, rikthimi i tij ishte ndryshe – si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.

 

Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri

 

Takimi me banorët e Janjarit u mbush me emocione dhe kujtime të hershme. Të moshuarit e fshatit rikthyen në kujtesë vitet e vështira kur mjeku i ri Llajo u qëndroi pranë me përkushtim dhe humanizëm. Me mall e mirënjohje, ata shprehën besimin e tyre të palëkundur: “Na ke qëndruar pranë si mjek, tani kemi nevojë për ty si përfaqësues.”

 

I emocionuar, Llajo deklaroi:
“Takimi me banorët e Janjarit ishte i mbushur me mall, por edhe me energji të re. Fjalët e tyre më motivuan thellësisht. Ky besim më shton përgjegjësinë. Jam gati të jem aty ku bëhen ligjet, për të qenë mbrojtës i të drejtave, nevojave dhe dinjitetit tuaj. Sepse politika fillon nga shërbimi i vërtetë.”

 

Kandidatura e Vasil Llajos vjen si një bashkim simbolik mes përvojës në fushën e shëndetësisë dhe dëshirës për të kontribuar në një tjetër nivel – në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë në tërësi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”
Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori”: Vendimi u mor pa konsultim dhe pa transparencë
Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ alarmon prindërit
Taksa e ndërtesës ndryshon: si llogaritet dhe çfarë ndryshon me faturën e re
Ashensorët pa kontroll dhe siguri, rrezik i përditshëm për banorët e pallateve
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje dhe Sistemues malli për degën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.