
Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
Sarandë, 14 Korrik 2025 – Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbrojtje të interesit të qytetarëve të jugut të vendit, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh. Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, z. Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.
Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues vendorë të zonës:
Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë
Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq
Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol
Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë
Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë
Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:
Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.
Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.
Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.
Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi. Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.
Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
14/07/2522:02

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
14/07/2522:02

Suvenire nga Saranda – Shegë
14/07/2522:02

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
14/07/2522:02

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
14/07/2522:02
