Vangjel Dule: Në Shqipëri nuk respektohen minoritetet


Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule u shpreh se raporti i fundit i KE tregoi se në Shqipëri nuk respektohen minoritetet etnike duke u renditur tek vendet që ka standardet më të ulëta. Vangjel Dule tha se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.

“Në raportin e KE përligjen të gjitha shqetësimet dhe kritikat që PBDNJ ka bëre prezent në jetën politike. Së dyti raporti na lë shenjen e trishtueshme të realitetit se në vendin tonë nuk respektohen të drejtat e minoritetit. I drejtohem klasës politike se Shqipëria ka nevojë për dialog të sinqertë për të përmirësuar kuadrin ligjor për minoritetet.

Të ngrihen të gjithë instrumentet që do të mundësojnë këtë dialog. Duhet kultivuar ai vullnet politik që mbetet ineksistent për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Jemi ende një vend që respekton më pak të drejtat e minoritetit dhe duhet të përmirësohen standardet”, u shpreh Vangjel Dule


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.