Ulërima dhe revoltë, të dënuarit te 313-ta kërkojnë lirimin. Mes të infektuarve edhe Florenc Llanaj

23/04/2010:47

Shperndaje:


Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, kontakte të rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze.

Por cfarë ndodh në këtë burg dhe a cfarë masash janë marrë?
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri një vëzhgim. Në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkohet të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundër nuk do të lejohen.

Ndërkohë që në rrjetet sociale në ditët e fundit kanë qarkulluar disa video të të burgosurve te 313-ta që kërkojnë lirimin nga qelia për shkak të situatës dhe dërgimin në shtëpi si pjesa tjetër e përfituesve me leje të posaçme që janë mbi 600 të dënuar deri tani.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar ditën e sotme se Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është një prej të dënuarve që ka rezultuar pozitiv për koronavirus.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.