Ujërat e zeza përsëri në Bulevard, përmbyten rrugët e reja dhe biznese – VIDEO

09/09/2421:37

Shperndaje:

Ashtu siç ndodh çdo herë që bie shi, edhe sonte Bulevardi i Sarandës u përmbyt përsëri nga ujërat e zeza, duke nxjerrë në pah një problem të përhershëm dhe të papranueshëm për një qytet turistik si Saranda. Kanalizimet e tejmbushura dhe të papërshtatshme nuk arrijnë të përballojnë reshjet, duke e kthyer këtë zonë në një vatër përmbytjesh të vazhdueshme. E turpshme është fakti që, edhe pse ky fenomen përsëritet prej vitesh, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë të qëndrueshme për ta zgjidhur këtë krizë infrastrukturore.

 

 

Këtë herë, përmbytjet kanë prekur edhe rrugët e sapo përfunduara së rivitalizuari, duke ngritur pikëpyetje serioze për cilësinë e punimeve të kryera me fonde publike. Në vend që të përmirësohej situata, qytetarët dhe bizneset ndodhen në një situatë më të keqe se më parë. Ujërat e zeza kanë depërtuar brenda lokaleve dhe dyqaneve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje ekonomike për pronarët e bizneseve.

 

Indiferenca e institucioneve ndaj këtij problemi të përsëritur është një shuplakë për qytetarët e Sarandës, të cilët ndihen të lënë në harresë dhe të pashpresë për një zgjidhje afatgjatë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.