U goditën nga një Jet Car në Ksamil dhe u transportuan me helikopter në Tiranë, turistët kërkojnë ndihmë

U goditën nga një Jet Car në Ksamil dhe u transportuan me helikopter në Tiranë, turistët kërkojnë ndihmë. Më 6 maj, në Ksamil, një familje turistësh të huaj është përfshirë në një aksident ujor, ndërsa katër persona ndodheshin në një varkë me pedale në zonën bregdetare.

 

 

 

Sipas dëshmisë së dërguar në Saranda Web, mjeti i tyre është përplasur nga një “jet car”, duke shkaktuar plagosje të rënda tek disa prej personave që ndodheshin në varkë.

 

Sipas familjarëve, një nga të dëmtuarat është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ata bëjnë me dije se ajo ka pësuar disa brinjë të thyera, thyerje të krahut të majtë, dëmtime në mushkëri dhe një prerje të thellë në këmbë. Një tjetër person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i janë kryer qepje, ndërsa dy personat e tjerë kanë shpëtuar me mavijosje dhe ënjtje.

 

Familjarët ndodhen aktualisht në spitalin ushtarak në Tiranë, ku sipas tyre po vazhdon trajtimi mjekësor dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

 

Përveç pasojave fizike, ata deklarojnë se në vendin e aksidentit kanë humbur gjithçka, përfshirë dy çanta, kuleta, telefona, patenta dhe dokumente identifikimi. Familja kërkon ndihmën e qytetarëve në rast se dikush ka gjetur sendet ose ka informacion mbi to.

 

Kushdo që mund të ndihmojë për gjetjen e sendeve të humbura, mund të kontaktojë në Saranda Web.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.