U filmua nga kamerat, kapet hajduti i 4 shtëpive në Sarandë – VIDEO

10/02/2412:49

Shperndaje:

Policia Sarandë: Punë hetimore dhe bashkëpunim i ngushtë me qytetarët, për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë.

Autor i dyshuar i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Sarandës, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin Andon Qurku, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka vjedhur sende dhe pajisje, në 4 banesa të ndryshme, në qytetin e Sarandës.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.