U alarmua Policia, vjen reagimi: Vajza 15-vjeçare është mirë, ndodhet me nënën dhe motrën

Mëgjesin e sotëm Komisariati i Policisë Delvinë shpërndau në media një njoftim për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçareje nga Delvina, ku sipas njoftimit, shpallja në kërkim e saj ishte bërë pasi babai i 15-vjeçares kishte denoncuar se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.

Pas publikimit të këtij njoftimi të Policisë, nëna e 15-vjeçares ka kontaktuar në Saranda Web dhe sqaron se vajza 15-vjeçare gjendet shëndosh dhe mirë dhe se është së bashku me nënën dhe motrën e saj dhe se nuk duhet të shqetësohet as Policia dhe as babai i vajzës.

Nëna e 15-vjeçares shprehet për Saranda Web se denoncimi i kryer nga ish-bashkëshorti i saj ka qëllim vetëm hakmarrjen, pasi ata ndodhen në një proces gjyqësor në Gjykatën e Sarandës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.