Turizmi në faliment, ofiqarët bëjnë show duke “pudrosur” një rrugë – Nga Skerdilaid Sulozeqi

20/08/2011:22

Shperndaje:


Saranda ka qenë një ndër qytetet më të prekura nga situata ekonomike këtë sezon, e shkaqet janë të shumëfishta: pandemia, distancat sociale, mbylljet e kufijëve, por dhe mos hapja e bulevardit të Sarandës, kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në xhepat e sarandiotëve të cilët mbahen nga sektori i turizmit.

Turizmi nuk është ndihmuar nga qeveria, pasi asnjë paketë ndihme nuk preku këtë sektor, gjithashtu dhe investimet në qytet kanë qenë të pamjaftueshme për të ndihmuar realisht qytetarët e Sarandës. Bashkia dhe deputetët e qarkut kanë publikuar se kanë riveshur me asfalt rrugën “Idriz Alidhima”, ndërsa reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet për këtë punë të bërë prej Bashkisë Sarandë.
Një ndër personat që ka reaguar ka qenë dhe ish kandidati i Partisë Demokratike për deputet Skerdilaid Sulozeqi, i cili i ka akuzuar drejtuesit e pushtetit vendor dhe atij legjislativ se bëjnë show dhe se janë abuzivë, për shkak se kjo riveshje rruge është shumë pak nga sa duhet të bëhet për Sarandën turistike: “Qesharakët abuzivë.
Ndërkohë që Sarandën dhe qytetarët e saj përveçse i dëmtoi rëndë në aspektin ekonomik pandemia, por dhe tërmeti, në zero dhe faliment i çoi pushteti, duke i lënë të shqyer bulevardin e duke mos i dhënë asnjë ndihmë turizmit. ⛔️⛔️🔔🔔

Ofiqarët bëjnë show se gjasme pudrosën një rrugë 200 metra, e vetëm 50 metra më tej te rreth rrotullimi i stadiumit në hyrje të lagjes Kodër rruga është e kafshuar dhe e lënë hapur. (Ilustrim foto nr 4)⚠️⚠️😬😬💶
Pa harruar që në qeverisjen e tyre qesharake dhe abuzive ka dhe çmendurira të tipit një transformator, linjë e tensionit të lartë apo të ultë i vendosin nje freskuese për ta ftohur. 😳😳🙉🙉”, theksonte ai në një postim në rrjetin social “Facobook”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.