‘Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri’, Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin
Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës.
Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin ne bashkepunim me EBRD.. Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.
“Jemi pothuajse në fund të Javëve të Europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse këtu është Europë. Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresojmë që me situatën pas pandemisë dhe sidomos me vaksinimin gjërat të shkojnë shumë më mirë dhe të ketë një nivel edhe më të lartë të asaj që ka qenë normaliteti në të shkuarën. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe ide me operatorë turistikë të kësaj zone. Jo vetëm për periudhën afatshkurtër, por edhe për më afatgjatë, për sezone të tjera në të ardhmen.
Nëse shikoni rrrjetin tim social, e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria, që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europianë duhet të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë, sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh. Ajo që ju duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon, ne do të japim 40 milionë euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”, tha ai.
Me hërët ambasadori u prit në Bashkinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Kumbaro në Athinë: ja projektet e Shqipërisë për përmirësimin e cilësisë së ujërave – VIDEO
28/05/219:57
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL IL CONTE DI MONTE CRISTO NË SARANDË
28/05/219:57
Policia Bashkiake Sarandë ngre alarmin: Po na zaptojnë hapësirat publike me rulot
28/05/219:57
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
28/05/219:57
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
28/05/219:57
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
28/05/219:57
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
28/05/219:57
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
28/05/219:57
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
28/05/219:57
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
28/05/219:57
Rezervime
Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
28/05/219:57
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
28/05/219:57
Apartament 1+1 me pishinë
28/05/219:57
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
28/05/219:57
Apartament 1+1 – City Glow
28/05/219:57
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
28/05/219:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
28/05/219:57
Suvenire nga Saranda
28/05/219:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
28/05/219:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
28/05/219:57