Tronditet Saranda, tjetër rast pedofilie apo ?

02/12/1619:12

Shperndaje:


Qytetarët e Sarandës janë tronditur nga lajmi që kanë mësuar mbrëmjes e djeshme nga disa portale kombëtare për arrestimin e një 55-vjeçari me akuzën se kërkoi seks me pagesë përkundrejt një 12-vjeçareje.
Sipas informacioneve nga policia e Sarandës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur tre ditë më parë, ku 55-vjeçari ka qenë duke kaluar në rrugë.
Në këto momente, sipas policisë, ai ka parë vajzën 12-vjeçare në lagjen.3 , ku dhe i ka kërkuar seks kundrejt pagesës.
Vajza e mitur nuk ka papranuar, ku më pas i është ankuar psikologes së shkollës për rastin në fjalë.
Sipas gazetës Expres, ka qenë psikologia, e cila ka denoncuar në polici rastin.
Ditën e djeshme, blutë e Sarandës kanë prangosur 55-vjeçarin, i cili ka qenë ish-punonjës policie.
Por nga ana tjetër familjarë të 55-vjeçarit hedhin dyshime se ngjarja është e trilluar. Ata pretendojnë se familja e 12-vjeçares i detyrohej atij një shumë parash dhe kjo mund të jetë bërë shkas i kurthit të ngritur ndaj tij.
Qytetarët nga ana e tyre ndihen në panik nga kjo ngjarje, pasi gjatë viteve të fundit rastet e denoncuara për pedofili kanë qenë të shumta.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Foga Beach në Ksamil kërkon të punësojë staf. Ofrohet Akomodim
Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia
Qeveria: Kush do ndërtojë vitin tjetër gjatë sezonit turistik 20 mijë euro gjobë
Qeveria përgatit rregulla të reja për plazhet private: Ndalohen gardhet dhe barrierat drejt detit
Kozi Bistro në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
Hotel VISAD në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.