Tmerri në statistika: Gratë në Sarandë detyrohen të lindin me operacion

08/01/1815:40

Shperndaje:


Lindjet në Sarandë sipas statistikave të siguruara nga Saranda Web, tregojnë gjendjen alarmante në të cilën ndodhet materniteti i Sarandës.
Sipas statistikave, në vitin 1992 lindjet seksio Cezarea ose me operacion ishin 9.02 % ndërsa në vitin 2016 lindjet seksio cezarea kanë kapur shifra të frikshme prej 62. 02%.
Grafika  tregon se në maternitetin e Sarandës lindjet cezariane kanë ardhur vit pas viti duke u rritur, duke arritur nivele të frikshme dhe jashtë logjike.  Sipas qytetarëve, gratë detyrohen ose ju bëhet presion të lindin me operacion pasi kështu ju leverdis mjekëve.
Vitin e kaluar nga 345 lindje, 214 prej tyre janë kryer me seksio cezarea ose operacion.
Për cdo operacion sipas ankesave të qytetarëve shkon në 300 mijë lekë të vjetra ndërsa për një lindje natyrale pagesa nuk i kalon 150 mije lekët të marra nën dorë nga mjeku përgjegjës, megjithëse kjo ngelet për t’u verifikuar.
Pagesat nën dorë për infermierët apo deri te pastrueset e maternitetit nuk i llogarisim dot por qytetarët ankohen se pa pagesë nuk të bëhet asnjë shërbim.
Kjo situatë tejet  korruptive i ka detyruar shumë nëna të reja të lindin në spitalet e Janinës, Korfuzit, Gjirokastrës apo në Tiranë.
Më herët sot gjatë ditës një qytetare në Saranda Web denoncoi një rast flagrant ku infermierja e detyroi t’i japë 1000 lekë për kryerjen e shërbimit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë
Hotel TOER në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist Turni i Tretë
Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet
Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.