Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!

Tifozët e Butrintit: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!

Me keqardhje të thellë dhe shqetësim të madh,  tifozët e flaktë të KS Butrintit shohin largimin e padrejtë, siç e konsiderojnë ata, të një prej lojtarëve më të dashur dhe të përkushtuar të ekipit tonë, Onuh.

 

Ky lojtar, i cili ka dhënë shpirtin në fushë dhe është bërë një idhull për të gjithë tifozët, tashmë përjashtohet dhe lihet jashtë skuadrës në një moment të vështirë.

 

APELI I TIFOZERISË: 

 

Pyesim veten: si është e mundur që një trajner të ketë kaq shumë fuqi për të përjashtuar 8 lojtarë, shumicën prej të cilëve i ka sjellë vetë? A nuk është ky një tregues i dështimit të tij për të menaxhuar ekipin dhe për të zgjedhur lojtarët e duhur?

 

Rezultatet flasin vetë: kur trajneri ka qenë në stol, Butrinti ka kaluar momente të vështira dhe ndeshje pa rezultate. Ndërsa, në ndeshjet ku trajneri ka munguar për shkak të pezullimit, skuadra ka treguar shpirt gare dhe ka marrë rezultate pozitive. A nuk është e qartë se problemi kryesor nuk janë lojtarët, por ai që bën zgjedhjet dhe menaxhon ekipin?

 

Me gjithë blerjet e shumta dhe investimet në skuadër, ekipi renditet në vend të katërt. Çfarë justifikimi ka trajneri për këtë situatë? Në vend që të marrë përgjegjësinë, ai përjashton lojtarët dhe i lë ata jashtë, duke rrezikuar të shkatërrojë një ekip të ndërtuar me shumë mund dhe dashuri.

 

Ne, tifozët e Butrintit, jemi të bashkuar në thirrjen tonë: Shpëtoni Onuh dhe lojtarët e tjerë! Ata janë pjesë e familjes sonë dhe kanë dhënë gjithçka për këtë ekip. Nuk mund të lejojmë që dikush t’i largojë ata kaq lehtë dhe të na privojë nga ata që kanë qenë zemra e Butrintit.

 

Me respekt dhe përkushtim,
Tifozët e Butrintit – Fanatikët, përfundon reagimi i Tifozerisë së Butrintit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.