Tenderi 480.000 euro për rrugën pas Maternitetit: skualifikohen 2 kompani, fitues shpallet oferta me 97%

24/01/2519:59

Shperndaje:

Tenderi për shtrimin me mozaik të rrugës pas Maternitetit: Skualifikohen dy kompani, fitues shpallet “ILIRIA/D” SHPK

Tenderi për rikonstruksionin e rrugës pas Maternitetit, i njohur si projekti për shtrimin me mozaik të rrugës Adem Sheme dhe Gjergj Arianiti, ka shpallur fituesin e tij më 21 janar 2025, pas zhvillimit të procedurave më 31 dhjetor 2024. Sipas rezultateve të publikuara, kompania “ILIRIA/D” SHPK ka dalë fituese, ndërsa dy kompani të tjera u skualifikuan nga gara.

 

Tenderi 480.000 euro për rrugën pas Maternitetit

 

Pjesëmarrësit dhe ofertat e paraqitura

 

Fondi limit për këtë tender ishte 40 209 166,00 lekë të reja pa tvsh. Në tender morën pjesë tre kompani, duke paraqitur ofertat e tyre si më poshtë:

  1. “ILIRIA/D” SHPK 
    1. Oferta: 39,063,868.25 lekë pa TVSH.
  2. “COGREN” SHPK 
    1. Oferta: 35,555,555.00 lekë pa TVSH.
  3. “BEQIRI” SHPK 
    1. Oferta: 37,000,290.00 lekë pa TVSH.

 

Pas shqyrtimit të ofertave, autoriteti kontraktor vendosi të skualifikojë dy kompani:

  1. “COGREN” SHPK
  2. “BEQIRI” SHPK

Në njoftimin zyrtar theksohet se kompania “ILIRIA/D” SHPK, me ofertën prej 39,063,868.25 lekë pa TVSH, është identifikuar si ofertuesi i suksesshëm. Tenderi është vlerësuar me flamur të kuq Sipas openprocurement, nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.