“Tempulli” godet edhe në Sarandë: Kapet shpërndarësi me 63 doza kanabis

16/11/238:48

Shperndaje:

Sarandë/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, në qytetin e Sarandës.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që shpërndante doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në qytet.

Sekuestrohen 63 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Nakotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi P. M., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksidenti tragjik në Ksamil: 20-vjeçari ishte pasagjer, drejtuesi i mjetit i plagosur në spital
Zjarri në Kostar dhe Mesopotam, flakët futen në fshat, ndërhyjnë tre helikopterë – VIDEO
Gjykata e Sarandës e liroi K.J., avokati Rigels Dërvishi: Kush do t’ia kthejë dinjitetin atij dhe familjes?
Plazhi Krorëz – Udhëtim në plazhin e Krorëzës
Tragjedi në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës gjatë betejës me flakët, dy të vdekur
Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.