Intenerari turistik Nivicë – Finiq, të rinjtë nga Çekia vendosin shenjat

07/07/187:13

Shperndaje:

Intenerari turistik Nivicë – Finiq, të rinjtë nga Çekia vendosin shenjat

40 të rinj çekë nga disa universitete të ndryshme, po bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në Malet e Kurveleshit duke shenjuar shtigje të reja.
Tashmë një shteg i ri mund të përshkohet nga Nivica drejt Finiqit, kryeqendra e Epirit antik si dhe Butrintit duke ringjallur kështu përsëri rrugët e karvaneve dhe shtigjet antike.
Kjo rrugë e shenjuar dhe e hedhur në koordinatat GIS, shumë shpejt do të jetë një atraksion i ri, ku të apasionuarit me ngjitjet apo rrugëtimet në male mund të ecin nga Butrinti drejt Finiqit, Qafa e Skerficës, Fushë-Bardhë, Zhulat-Kaparjel, Golem, Nivicë.
Nga kjo rrugë kaluan edhe ushtritë normane të udhëhequra nga Bohemundi, Princi i Antiokut, i cili sipas përshkrimeve të Anna Kommnenës (e bija e perandorit Aleks Kommneni), ishte një prej prijësve legjendarë të kryqëtarëve që mbërritën në Kostandinopojë.
Ndoshta ky shteg mund të promovohet si Shtegu i Normanëve dhe shumë shpejt do të ketë tabelat orientuese si dhe tabelat historike. Atsh

Intenerari turistik Nivicë – Finiq, të rinjtë nga Çekia vendosin shenjat


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.