Të rinjtë e Janjarit ultimatum: Ujë dhe rrugë ose do lëmë mandarinat dhe shegët e Konispolit pa ujë

Të rinjtë e fshatit Janjar të lodhur pas premtimeve elektorale, kanë vendosur të protestojnë, madje duke vendosur edhe ultimatum se nëse nuk pltësohen kërkesat e tyre do të bllokojnë kanalin vaditës, duke lënë pa ujë mandarinat dhe shegët e mbjella në zonat bujqësore në Bashkinë Konispol, të cilat furnizohen me ujë pikërisht nga Ujëmbledhësi në fshatin Janjar.

Me anë të një komunikimi në grupin e të rinjve të Janjarit, të cilët janë kryesisht emigrantë në Greqi, ata kanë njoftuar një protestë në datën 14 gusht, e cila do të pasohet edhe me bllokim të kanalit vaditës në rast se nuk do të ketë reagim nga institucionet.

NJOFTIMI

Te nderuar bashkefshatar.:

njoftojme se kemi vendosur qe diten e shtune date:14.08.2021te liqeni janjarit ne oren 10:00 , te zhvillojme nje proteste e cila ka te beje me kerksat e fshatit per 30 vite rresht , te cilat kane mbetur vetem premtime elektorale nga partite Politike..
Per me shume 10 vite ne fshatin Janjar nuk eshte bere asnje invesim nga pushteti qendrore prandaj paralajmeroj organet e pushtetit lokal por edhe atij vendor qe e kane ne dore :

1- Rehabilitimin e menjhershem te rruges se Janjarit i cili ka qene premtim ne cdo fushate , ne cdo diskutim , por perseri ngeli ne harrese, rruga eshte paresore edhe sjell zhvilli, banoret e Janjarit te cilet me mund e djerese punojne ne Emigracion , kane investuar ne shtepite e tyre milona Euro sepse e duan vendin e tyre , e duan fshatin, por shteti nuk e ka vene ujin ne zjarr per kete pjese , e parashtrojme si kerkese te parevokueshme edhe parësore qe te vihet sa me shpjet perpara nje projekt qe edhe kjo rruge te rehabiltohet.. projekti i rehabilitimit te ujembledhesit te Janjarit,

projekt madhor , 10 mln euro, ne Fashtin Janjar u be por nuk i sherbeu asnje cent ketij fshati,
Prandaj do te pershkallezojme protesen deri ne bllokimin e kanalit vadites ,prandaj ju bejme thirrje te mblidhemi te kerkojme te drejtat tona per cdo padrejtesi , per cdo premtim te pa mbajtur… ne ju ftojme edhe njeher burra edhe gra , te rinj e dhe te reja t fshatit te protestojme , te mblidhemi Sa me shume , me te bashkuar se kurre, me nje qellim te vetem , te na plotesohen kerkesat e parashtruara.. e theksoj ketu ska dallime politike , ketu ka te beje me fshatin tone…!

Faleminderit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.