SYRI I KALTER

10/04/2419:51

Shperndaje:

SYRI I KALTER

Syri i KalterKeni ëndërruar ndonjëherë sikur ndodheni në një vend magjik Mbuluar me bimë të lartësuara Ku dergjet vetëm kënga e zogjve… Dhe gurgullima e një burimi me ujë në ngjyrë thellësisht blu?

Syri i Kalter – Destinacioni më tërheqës


Syri i Kalter – I buruar nga Mali i Gjerë dhe i vendosur mes Sarandës dhe Gjirokastrës… Kjo luginë e magjishme është një nder 18 burimet që shpërthejnë rrëzë këtij mali… Dhe është pa diskutim destinacioni më tërheqës në
Jug.


Syri i Kalter është një burim natyror, në një thellësi prej më shumë se 50 metrash. Burimi i krijuar mrekullisht nga nuanca ngjyrash, që syri i njeriut mahnitet t’i shikojë. Natyra e ka pikturuar këtë burim në formën e një syri. Forma e syrit duket ngjyrë blu i thellë në mes dhe i kaltër anash. Sipas legjendës së njohur, dikur në atë tokë sundonte një dragua. Drogoi ndalonte banorët të merrnin ujë dhe rrembente vajzat.

Në momentin që dragoin e vrasin, nga syri i tij buroi i gjithë uji i kulluar… Duke krijuar Syrin e Kalter. Dhe rrjedha e tij mori formën e lumit të Bistricës, i cili ushqen përreth një bimësi goxha të dendur. Të gjithë preferojnë të shohin diçka magjike në këtë vend… Ku natyra dhe njeriu vihen në barazpeshë dhe lidhen ngushtë mes tyre.

Syri i Kalter atraksion turistik

Dora e njeriut ka ndihmuar në këtë vend në ndërtimin e shtëpizave prej druri. Ketu mund të qëndrojnë pushuesit për të fjetur e me tu zgjuar në mëngjes. Ketu mund të shijojnë ushqimin nëpër restorantet e vogla mes bimësisë së gjerë, qetësisë absolute dhe freskisë.


Syri i Kalter – monument kulture


Pavarsisht ujit të ftohtë që arrin më pak se 10°C … Vizitorët nuk ngurrojnë të hidhen në të e ta shijojnë këtë eksperiencë. Kjo eksperience pa dyshim do të jetë ndër më të bukurat e jetës së tyre.
Pushuesit e ardhur në këtë vend magjik nuk do të harrojnë kurrë kënaqësinë e të shijuarit ushqimin tradicional të zonës. Te pushojne nën hijen e pemëve të larta shoqëruar me melodinë e këndshme të ujit. Uji duket se pasurohet më shumë mrekullisht nga kujtimet e gjithë njerëzve që e marrin me vete.
Syri i Kaltër fle dhe zgjohet mes ëndrrave të tyre

Vizito Syrin e Kalter

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.