Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij

12/01/269:46

Shperndaje:

Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij

 

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku kanë mbetur të plagosur pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij. Autorët, tre persona të maskuar, janë larguar menjëherë nga vendngjarja me automjet dhe vijojnë të jenë në kërkim.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në zonën Agios Dimitrios, pranë një restoranti suvlaki në rrugën Agoniston Polytechneiou. Sipas policisë greke, autorët kanë mbërritur me makinë, kanë zbritur dhe kanë hapur zjarr në drejtim të dy personave që ndodheshin në ambientet e biznesit.

Si pasojë e të shtënave, pronari i restorantit, 70 vjeç, me origjinë shqiptare, është plagosur në këmbë, ndërsa djali i tij 39-vjeçar ka marrë plagë në kofshë dhe në pulpë. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje, forcat e rendit kanë sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët dhe mjetin e përdorur në arratisje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga policia greke, e cila po punon për të përcaktuar motivet e sulmit dhe lidhjet e mundshme të autorëve me viktimat.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.