Soreca jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor

14/06/2118:11

Shperndaje:

Duke nisur nga data 1 korrik, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Ishte ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca që dha lajmin e mirë, i cili vjen pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Soreca thekson se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

“Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërisë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot”, shkruan Soreca.

Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming janë shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të cdo vendi të rajonit të Ballkanit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.