Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë

29/01/2619:54

Shperndaje:

Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë

 

Për të dytin vit radhazi, Sofra Çame u shtrua në Sarandë mbrëmjen e 29 janarit, duke kthyer qytetin në një skenë të gjallë të traditës, historisë dhe shpirtit çam. Të rinjtë e grupeve artistike çame nga Konispoli dhe Saranda organizuan këtë aktivitet të frymëzuar nga pasioni, dashuria dhe krenaria për origjinën e tyre, duke sjellë në vëmendje vlerat e pasura kulturore të Çamërisë.

 

Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë

 

Një nga organizatoret e eventit, Aleksandra Maze, theksoi se tradita çame ka rrënjë të thella dhe meriton të ruhet e të përcillet te brezat e rinj.
“Ky aktivitet organizohet nga të rinj dhe adoleshentë, dhe synimi ynë është që Sofra Çame të shtrihet kudo ku ka popullatë me origjinë çame dhe dashamirës të Çamërisë,” – u shpreh Aleksandra Maze.

 

Ndërkohë, Dafina Allkushi, mësuese e një pjese të nxënësve organizatorë, vlerësoi Sarandën si një qytet me bashkëjetesë të pasur kulturore dhe respekt për të gjitha komunitetet.
“Të flasësh për Çamërinë dhe të nxjerrësh në skenë vlerat e saj do të thotë të ruash dhe të përcjellësh jetën e një populli. Është emocionuese dhe frymëzuese të shohësh në skenë shpirtin dhe trashëgiminë çame,” – u shpreh ajo.

 

Atmosfera e Sofrës Çame në Sarandë u gjallërua nga këngë dhe valle tradicionale, poezi dhe rrëfime që risollën kujtimet dhe krenarinë e një trashëgimie të vyer. Organizatorët u shprehën të vendosur që ky aktivitet të mos mbetet një ngjarje e izoluar, por të kthehet në një traditë të përvitshme, duke u shtrirë kudo ku rreh zemra çame.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë
Braçe: Karteli i naftës kërcënon sigurinë kombëtare, duhet shembur modeli i këtij tregu
Halo Group Industrial kërkon punëtorë të motivuar dhe seriozë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.