Socialistët derë më derë për kandidatin e Bashkisë Sarandë

19/03/1916:30

Shperndaje:


Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.

Kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët. Një ndër këto qytete është edhe Saranda, ku prej mëngjesit të sotëm disa grupe po kryejnë sondazhe duke trokitur derë më derë për të marrë opinionin e qytetarëve të Sarandës për kandidatin.
Sipas një burimi të Saranda Web, këto grupe po operojnë pa kordimin me drejtuesit e PS në Sarandë, për të mos u ndikuar nga interesat e grupimeve në këtë parti.
Saranda Web ka mësuar se sondazhi po kryhet mes 8 emrave, të cilët janë:

Florjana Koka, Ardian Kola, Mariel Murati, Tatiana Alikaj, Adrian Gurma, Alket Qendro, Stefan Cipa dhe Sheme Lulo


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton kriteret e reja për kategorizimin e strukturave akomoduese, në prag të sezonit turistik
Do rrëzojmë Ramën! Nëse Berisha ikën në shtëpi, do qëndojmë te protesta e Adriatik Lapaj
Si të jepni ndihmën e parë / Trajnim falas në Sarandë nga Universiteti i Athinës
Ndriçimi publik nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit
Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.