SKANDAL: Në Delvinë fëmijëve libra jashtë programit dhe pa pullë

25/09/1816:27

Shperndaje:


Si të mos mjaftonte varfëria nga papunësia prindërit e nxënësve në Delvinë duhet të paguajnë edhe për dallaveret e zyrtarëve. Lexoni mesazhin e prindit nga Delvina: Pershendetje Saranda Web
Ne shkollen nente vjecare Kosta Cavo Delvine po behet pazar me librat ne kurriz te femijeve tane.
Ish Drejtori i shkolles Kristaq Gjino tashme ne pension se bashku me librat e shkolles u shet femijeve edhe libra qe nuk jane pjese e planit mesimor.
Shkon femija per te blere librat e klases se tete dhe rezulton qe kater libra nuk jane pjese e programit, shkon te shitesi per ti kthyer por zoti Kristaq nuk ja pranon dhe thote qe ju nuk mund ti ktheni, keto pazare i ka kryer ne bashkepunim me Drejtoreshen e Shkolles Dhorothea Llapa.
Por pazaret nuk kane te sosur keta libra jane pa pulle dhe mesueset nuk na pranojne femijet ne oren e mesimit.
Per kete rast kemi bere me dije dhe Drejtorin e Zyres Arsimore Delvine zotin Pellumb Qerimi.
Por ankesa jone ka shkuar ne vesh te shurdher.
As nga Drejtoresha e Shkolles Dhorothea Llapa dhe as nga Zyra Arsimore nuk u mor asnje mase dhe nuk na u ofrua zgjidhje.
Ju lutem publikojeni anonim

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër
Butrinti fiton derbin e jugut, mposht Delvinën 0-1 dhe e nis sezonin me 3 pikë – VIDEO
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Delvina–Butrinti, derbi i jugut hap sezonin të dielën ora 15:00
Hotel JoAn në Sarandë kërkon Recepsioniste dhe Punonjëse kreperie dhe kafe
Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.