Situata me plehrat në Sarandë shqetëson gjermanët, japin miliona euro të zgjidhet

14/10/1915:16

Shperndaje:


4.5 milion euro do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve urban në 6 bashki nga zbatimi i projektit që do të fillojë së shpejti në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Marrëveshja u firmos sot nga ministri Klosi dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në prani edhe të kryetarëve të bashkive Sarandë, Himarë, Peqin, Rrogozhinë, Rroskovec, Cërrik, bashki këto ku do të zbatohet projekti.

Ministri Klosi dhe ambasadori gjerman në Tiranë kanë firmosur projektin për trajtimin e mbetjeve urbane. Në marrëveshje do të përfshihen 6 bashki, mes tyre edhe Saranda, dhe është përllogaritur 4.5 milion euro.
Në fjalën e tij Zingraf shprehu vlerësimin për përpjekjet e vashdueshme të qeverisë shqiptare në sektorin e mjedisit, duke theksuar se përmbushja e detyrave të vështira të kapitullit 27 të mjedisit është një sfidë që mund të përballet me sukses nëse qeveria bëhet bashkë me qytetarët e angazhuar.

“Me marrëveshjen që po nënshkruajmë bashkarisht Gjermania vlerëson përpjekjet e vendosura të qeverisë shqiptare për një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe për një Shqipëri më të pastër” –shtoi në fjalën e tij ambasadori gjerman në Tiranë.

Nga ana tjetër ministri Klosi vlerësoi mbështetjen në vite të qeverisë gjermane dhe shtoi se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria turistike të jetë e pastër dhe të ketë një zgjidhje fundore të trajtimit të mbetjeve urbane, kjo edhe në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’I shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm”- tha ministri Klosi në fjalën e tij duke shtuar se reforma mjedisore dhe ndryshimet në kodin penal janë hapa përpara për një mjedis më të mbrojtur.

Projekti për trajtimin e modernizuar të mbetjeve urbane do të ndihmojë 6 bashkitë rehabilitimin e vend depozitimeve ilegale, konsolidimin e 6 landifilleve, infrastrukturën e grumbullimit te mbetjeve me logjistikë si kazanë, kosha rrugor dhe kosha për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, riciklimin e mbetjeve por edhe edukimin e ndërgjegjësimin e qytetarëve në trajtimin e mbetjeve urbane.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh
Rruga e Borshit,  bypass-i në Ksamil dhe muzeu nënujor në Sarandë përfundojnë në qershor 2026
Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit
Tavernë Peshku në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Sanitare
Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi
Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.