Shuma e transfertave për vitin 2024 për bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq

04/11/2318:59

Shperndaje:

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që për pushtetin vendor në formën e transfertave të  kalojnë 36.5 miliarde leke  nga e cila transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, është 24.3 miliardë lekë 10.7 miliardë lekë transfertë sektoriale për funksionet e reja, si dhe 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave.

 

Për bashkinë Sarandë janë planifikuar 3 miliard e 627 milionë lekë të vjetra, nga të cilat 434 milionë do të shkojnë mbështetje për pastrimin, vetëm 43 milionë për arsimin parauniversitar, 21 milionë për mbrojtjen nga zjarri, 30 milionë për pyjet, 70 milionë për ujitje-kullim, ndërsa për rrugët dhe mbrojtjen sociale 0 lekë.

 

Për bashkinë Delvinë janë planifikuar 1 miliard e 649 milionë lëkë të vjetra, nga të cilat 22 milionë për arsimin parauniversitar, 157 milionë për mbrojtjen nga zjarri, 30 milionë për pyjet, 41 milionë për rrugët, 111 milionë për ujitje-kullim, 0 lekë për mbrojtjen sociale dhe mbetjet.

 

Për bashkinë Konispol janë planifikuar 1 miliard e 361 milionë lekë të vjetra, nga këto 0 për arsimin, 156 milionë për mbrojtjen nga zjarri, 21 milionë për rrugët, 20 milionë për pyjet, 120 milionë për ujitje-kullim, 0 lekë për mbrojtjen sociale.

 

Për bashkinë Finiq janë planifikuar 2 miliard e 337 milionë lekë të vjetra, nga të cilat 234 milionë për mbrojtjen nga zjarri, 43 milionë për pyjet, 177 milionë për ujitjen, 34 milionë për rrugët, 0 lekë për mbrojtjen sociale.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.