Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin – VIDEO

12/06/259:40

Shperndaje:

Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin: Bëra atë që do të bënte çdo prind

 

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy të mitur që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos

 

Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin: Bëra atë që do të bënte çdo prind

 

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në Greqi, pasi ka shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit, Artë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur katër fëmijë u afruan pranë lumit dhe dy prej tyre u futën në ujë. Pas pak, ata u zhdukën nga pamja, duke shkaktuar panik tek shokët e tjerë, të cilët njoftuan për ndihmë në një lokal pranë.

 

 

Mes personave që reaguan menjëherë ishte edhe Ledian Goga, një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në zonë. Pa hezitim, ai hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijët. Duke përshkruar momentet dramatike, ai tregoi me lot në sy se u zhyt disa herë në ujërat e thella të lumit për të nxjerrë fëmijët, të cilët më pas u dërguan pa ndjenja në spitalin e Artës.

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova – nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Ishte sikur të kishte vdekur. E kapa, e nxora me forcë. Dhe pastaj dëgjova se e kishin parë edhe të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova”, thotë ai me zë të mbytur.

 

Ai nuk i njihte fëmijët, megjithatë, ai u hodh në ujë sikur të ishin fëmijët e tij.

“Njëri ishte mosha e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët. Shpresoj të jetojnë. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…” tha ai duke shpërthyer në lot.

 

Mjekët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i mbajtur fëmijët në jetë, dhe pavarësisht minutave të gjata pa oksigjen, ndodhi mrekullia dhe ata janë në jetë. Ndërkohë që edhe vetë shqiptari ka mbetur i plagosur pasi ka thyer këmbën gjatë përpjekjes ekstreme për të nxjerrë fëmijët nga fundi i lumit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel DINE në Ksamil kërkon Punonjëse pastrimi (sanitare)
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Staf
Hotel SIARS në Ksamil kërkon Recepsionist/e  dhe Sanitare. Ofrohet Akomodim
Vodhi bidonat me raki nga magazina, Policia heton hajdutin e dyshuar
Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin – VIDEO
Zaptuan plazhin publik të Çentralit në Sarandë – gjobë dhe sekuestrim të çadrave të 2 “subjekteve”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.