Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Një 54-vjeçare nga Ksamili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim shtetasen me inicialet M. P., 54 vjeçe, banuese në Ksamil, e dyshuar për ndërtim të paligjshëm.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Policia thekson se kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë, në kuadër të luftës kundër ndërtimeve të paligjshme në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/03/2611:12
Suvenire nga Saranda
09/03/2611:12
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
09/03/2611:12
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/03/2611:12
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
09/03/2611:12