Shpallet fituesi: Së shpejti nisin punimet në rrugën “Butrinti” (Turizëm – Kanali i Çukës)

01/12/2518:07

Shperndaje:

Shpallet fituesi: Së shpejti nisin punimet në rrugën “Butrinti” (Turizëm – Kanali i Çukës)

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit për rikualifikimin e rrugës “Butrinti”, një nga akset më të rëndësishme turistike të Sarandës, që lidh qytetin me zonën e Kanalit të Çukës dhe vijën bregdetare shumë të frekuentuar gjatë verës. Fitues është shpallur kompania ALMO KONSTRUKSION, me ofertë prej 192,764,078 lekë pa TVSH.

 

Shpallet fituesi: Së shpejti nisin punimet në rrugën "Butrinti" (Turizëm - Kanali i Çukës) Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit për rikualifikimin e rrugës “Butrinti”, një nga akset më të rëndësishme turistike të Sarandës, që lidh qytetin me zonën e Kanalit të Çukës dhe vijën bregdetare shumë të frekuentuar gjatë verës. Fitues është shpallur kompania ALMO KONSTRUKSION, me ofertë prej 192,764,078 lekë pa TVSH.

 

Projekti është pjesë e programit të transformimit urban për hapësirat publike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon modernizimin e infrastrukturës në një zonë që vitet e fundit ka patur rritje të madhe të vizitorëve.

 

Çfarë përfshin projekti?

 

Punimet do të fokusohen në:

 – rikualifikimin e infrastrukturës rrugore,

 – trotuare dhe hapësira për këmbësorët,

 – sistemimin e ujërave të bardha e të zeza,

 – përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve urbanë.

 

Projekti pritet të sjellë përmirësim të dukshëm të qarkullimit dhe pamjes urbane në hyrje të zonës turistike. Pas përfundimit të procedurave dhe nënshkrimit të kontratës, punimet pritet të nisin së shpejti dhe afati për përfundimin e ytre është 9 muaj.

 

Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.