

Shpallet ankand për dhënie me qera të 450 m² në Syrin e Kaltër. Çmimi?! Lexojeni…


Ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”.
Sipas dokumenteve të publikuara në APP, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.
Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”.
Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohej në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj ose 600 euro në muaj!
Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”
Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Pas dështimit për shitjen e KS Butrinti, ish-lojtarë dhe sportdashës krijojnë Shoqatën “Butrinti”
30/10/1919:24

Një muaj më parë kishte djegur një automjet, sot dogji veten me benzinë
30/10/1919:24

I vë flakën vetes me benzinë përpara spitalit të Delvinës, transportohet në spitalin e Sarandës
30/10/1919:24

PROKURORIA SARANDË SEKUESTRON 679M2 TOKË TRUALL NË ZONËN TURIZËM-KANAL I ÇUKËS
30/10/1919:24

Adrian Gurma: Deri tani nuk ka patur kërkesa për plazh nudo në Sarandë, por në të ardhmen mund të bëhet
30/10/1919:24

Goditet në kokë duke notuar në pishinë, tranportohet drejt spitalit në Tiranë
30/10/1919:24

Brenda pak ditësh paraburgimi i Sarandës do të mbyllet, zbardhet shkaku dhe vendi ku do të tranferohen
30/10/1919:24

NJOFTIM PUNËSIMI NË “ASI ROOFTOP HOTEL & RESTO-LOUNGE”
30/10/1919:24

VIDEO – Varrezat e Shën Vasilit përfshihen nga zjarri
30/10/1919:24

NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL & RESTORNT NË SARANDË
30/10/1919:24






Rezervime

Apartament për pushime në Sarandë.
30/10/1919:24

Apartament 1+1 me pishinë
30/10/1919:24

The City View Penthouse
30/10/1919:24

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
30/10/1919:24

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
30/10/1919:24
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
30/10/1919:24

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
30/10/1919:24

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
30/10/1919:24

Suvenire nga Saranda
30/10/1919:24

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
30/10/1919:24




