Shoqata e Transportit protestë: Afat dy javë ministrisë dhe bashkisë

24/01/209:07

Shperndaje:


Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka paralajmëruar sot se nëse Ministria e Infrastrukturës dhe bashkia e kryeqytetit nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre brenda dy javësh atëherë do të bllokojnë terminalin e ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut te Kthesa e Kamzës.
Kreu i shoqatës Kujtim Meta deklaroi për mediat se problemet që hasin janë disa, duke filluar nga linjat e paligjshme, urbanët që të fillojnë punën që në orën 05:00 të mëngjesit dhe të shkojnë te terminali, por edhe të hapet rruga për të shkuar direkt në autostradë.

Bllokimi i Terminalit të autobusave në Kamëz do të sillte automatikisht edhe paralizimin e udhëtimeve nga Tirana drejt Jugut dhe anasjelltas.
Ndërkohë në Sarandë agjensitë e udhëtarëve shpesh janë ankuar për automjetet e palicensura, të cilat kryejnë transport udhëtarësh në kunëdrshtim me ligjin dhe për indiferencën e strukturave shtetërore për këtë fenomen.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra – VIDEO
Vila Green Garden në Sarandë kërkon Sanitare për 4 orë punë
Xarra në Festë – Takim brezash në Xarrë
Hotel VISAD në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Arameras Resort kërkon të punësojë Financiere me eksperiencë
Fast Food SHEJNI në Sarandë kërkon Mjeshtër për fast food. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.