Sekuestrohet droge në pikën Kufitare të Qafë – Botës

Sekuestrohet droge në pikën Kufitare të Qafë – Botës

Policia ka sekuestruar 20.29 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në Pikën Kufitare “Qafë-Bot”, Sarandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi i quajtur: Dhimitër Çami, 48 vjeç, banues në fshatin Xarrë-Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në Pikën Kufitare “Qafë-Bote” Sarandë, pasi Shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me targë: AA553HV, në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kg e 29 gr, të llojit “Cannabis”.

Sekuestrohet droge në pikën Kufitare të Qafë – Botës

Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako, të mbështjella me natriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë së këtij automjeti. Policia ka bërë gjithashtu bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dhimitër Çami, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.