Sarandë: Gruaja që vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik

26/12/2415:14

Shperndaje:

Sarandë: Gruaja që vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik

 

Sarandë – Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në banesën e tyre.

 

Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

 

Gjatë seancës, Elvira Tahiraj u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.

 

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.