Sarandë: 28-vjeçari humb jetën pas rënies aksidentale, dyshohet nën efektin e alkoolit

02/09/2510:24

Shperndaje:

Sarandë: 28-vjeçari humb jetën pas rënies aksidentale, dyshohet nën efektin e alkoolit

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 2 shtator 2025, rreth orës 03:00, në Sarandë. Një shtetas francez, Marvin Feneuille, 28 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht pas një rënieje aksidentale nga një lartësi në zonën e rrugës “Butrinti”, pranë resortit “Bougainvillea”.

 

Sarandë 28-vjeçari humb jetën pas rënies aksidentale, dyshohet nën efektin e alkoolit

 

Sipas burimeve paraprake, i riu kishte ardhur prej disa ditësh në Sarandë për turizëm dhe në momentin e ngjarjes ishte i shoqëruar nga miq të tij. Grupi, sipas dëshmive, ishte pothuajse i tëri në gjendje të dehur duke ecur në këmbë përgjatë rrugës. Pikërisht në këtë moment, Marvin Feneuille ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e rrezikshme që ndodhet mes hapësirave të resortit.

 

Rënia rezultoi fatale, pasi i riu ka humbur jetën në vend për shkak të dëmtimeve të marra. Shërbimi i ambulancës mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima u transportua drejt spitalit të Sarandës, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

 

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, ndërsa miqtë e viktimës po merren në pyetje për të dhënë dëshmitë e tyre.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.