Saranda zyrtarisht në listën e udhëtimeve me kroçere


1966886_256113334560326_1552629070_n Shqipëria për herë të parë do t’i bashkohet listës së vendeve që do të vizitohen nga kroçeret e Shoqërisë ‘MSC’. Kjo është një nga shoqëritë më të mëdha të kroçereve në Europë. Duke nisur nga prilli i këtij viti kjo shoqëri do të ofrojë zbritje në Sarandë, ndërsa udhëtimi i plotë do të jetë 7 ditor.
Nisja do të jetë në Venecia më pas do të kalohet në Bari, Katakolon, Athinë, Mykonos dhe Dubrovnik.
Në Sarandë turistët mund të vizitojnë Butrintin, trashëgimi kulturore e mbrojtur dhe nga UNESCO që ndodhet pranë detit e një lagune. Pjesë e paketës do të jetë vizita në Syrin e Kaltër, burim ujor karstik pranë një parku kombëtar ku mund të shijosh një horizont mahnitës.
Saranda shihet nga kjo shoqëri si zbulimi unik i Mesdheut. Kjo pasi shoqëria synimet e saj ka udhëtimet në Karaibe e veçanërisht në Kubë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.