Saranda vazhdon me hapjen e puseve në Vrion, Lukova projekt për ujin e Kalasës


Bashkia Himarë duket se po studion një projekt për furnizimin e zonës së Lukovës me ujin e burimeve të lumit Kalasë në Tatzat.
Lajmi bëhet i ditur për Saranda Web nga banorë të zonës, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë vënë re vizita të shpeshta të disa personave të cilët po kryejnë studim mbi ujin e këtyre burimeve.
Banorët kanë kontaktuar me këta persona të cilët janë shprehur se po kryejnë një studim për furnizimin me ujë të zonës së Lukovës nga burimet e Tatzatit.

Ndërkohë në dollapët e bodrumeve të Bashkisë Sarandë gjendet i mykur një projekt, i cili do të garantonte furnizim me ujë të pijshëm me rrjedhje të lirë për 100 mijë banorë të Sarandës dhe 300 mijë pushues përgjatë verës, por që nuk merret mundimi as për ta hapur këtë projekt.
Nga ana tjetër gati cdo muaj Ujësjellës Kanalizime Sarandë njofton tendera për shpime pusesh për ujë në fushën e Vrionit, fushë e cila nga disa dëshmitarë vlerësohet se është e kontaminuar, pasi aty janë groposur tonelata me duhan.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.