Reportazh per Saranden : Saranda, Qyteti i ditës dhe natës

17/08/1716:58

Shperndaje:

Reportazh per Saranden: Saranda, Qyteti i ditës dhe natës


 Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’. Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet.


Jo më kot është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Jo më kot është një nga qytetet më të vizituara të Shqipërisë. Jo më kot turistët e huaj zgjedhin Sarandën për pushime. Ky është qyteti i Sarandës. Me plazhet e mira për pushime e një jetë të gjallë të natës.
Për tre muaj e më shumë Saranda është e vërshuar nga turistët e huaj, të cilët kanë mbetur të impresionuar me këtë vend, ashtu si edhe ekipi i Albinfos, që vizitoi këtë qytet në fluksin më të madh të turistëve.
Përveç bukurive, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’. Gjatë ditës mund të pushoni në plazhet e shumta të Sarandës. Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme ka shtyrë shumë turistë që të vizitojnë këtë qytet.
Por, jeta në këtë qytet nuk përfundon kur perëndon dielli. Duket se aty fillon. Sheshi i Sarandës është i stërmbushur me njerëz, baret e restorantet të mbushura, madje është problem për të gjetur edhe një vend të lirë.

Reportazhi për Sarandën


Megjithatë, sapo të uleni, keni shumë zgjidhje të ushqimit dhe është një nga karakteristikat e Shqipërisë. Mikpritja dhe çmimet jo të larta, janë një tjetër arsye që ka shtyrë shumë turistë për të vizituar Sarandën. Vapa e madha që mbretëron gjatë gushtit, nuk i ka ndalur turistët, përkundrazi vetëm sa janë shtuar.
“Çdo vit vijë në Sarandë dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër. Posa të shkoni njëherë nuk e ndërroni më. Ka shumë aktivitete në mbrëmje. Është shumë mirë këtu”, thotë Dritoni nga Prishtina që jeton në Suedi.


Në sheshet e restorantet, duket se dëgjoni vetëm gjuhë të huaja. Turistët e huaj kanë vërshuar këtë qytet, kurse vendësit thonë se nga turizmi janë të ardhurat kryesore. Kur përfundon sezoni edhe qyteti nuk është më njësoj. Duket se Saranda jeton për turizëm dhe ata që e zgjedhin për pushime nuk dëshpërohen./albinfo.ch

Reportazh per Saranden: Saranda, Qyteti i ditës dhe natës

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Jungle Lounge në Sarandë kërkon Barman, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Hostes
Tre të rinj vëzhgojnë për 2 ditë dhe marrin makinë me qira për të grabitur të moshuarin – VIDEO
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Banakier-Kamarier, Picier, Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Utopia Beach Bar Ksamil kërkon Kuzhinier, Nd. Kuzhinier, Banakier dhe Kamarier. Ofrohet akomodim
CIAO Bar në Ksamil kërkon Ndihmës Kuzhinier dhe Kamarier – Ofrohet akomodim
Hotel DINE në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.