Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit

07/02/2618:53

Shperndaje:

Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit

 

Kisha Ortodokse në Sarandë organizon edhe këtë vit programin e shërbesave të shenjta me rastin e panairit të shenjtë të Enorisë së Shën Harallambit, një nga festat më të rëndësishme fetare për qytetin.

 

 

Programi i shërbesave

 

🔸 E hënë, 9 shkurt – ora 17:30

Do të zhvillohet pritja e Lipsanit të Shenjtë të Shën Harallambit, e ndjekur nga një mbrëmësore e madhe panigjirike, e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës,  Nathanail.
Më pas do të mbahet litania e Lipsanit dhe ikonës së Shenjtit rreth kishës, sipas traditës.

 

🔸 E martë, 10 shkurt – ora 07:30–10:30

Do të kremtohet Liturgjia Hyjnore, sërish e drejtuar nga Mitropoliti i GjirokastrësNathanail
Pas përfundimit të shërbesës, do të ofrohet qerasje për besimtarët në sallën e shfaqjeve të kishës.

 

Një festë me rëndësi të veçantë për Sarandën

 

Festa e Shën Harallambit mbetet një moment i rëndësishëm lutjeje, përkushtimi dhe bashkimi për komunitetin ortodoks, por edhe një traditë e rrënjosur në jetën qytetare të Sarandës, ku çdo vit marrin pjesë qindra besimtarë.

Shërbesat pritet të zhvillohen në një atmosferë solemne, duke ruajtur traditën shumëvjeçare të nderimit të Shën Harallambit, mbrojtësit shpirtëror të qytetit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.