Saranda, një ndër plazhet e fshehura ku mund të arrini këtë verë

Saranda, një ndër plazhet e fshehura ku mund të arrini këtë verë

Vendet e bukura dhe ndoshta të pa eksploruar të vendit tonë, po bëjnë jehonë dhe në websitet e huaja të cilat e sugjerojnë Shqipërinë si destinacionin turistik për verën e 2018.
Së fundmi website i udhëtimeve ”Skyscanner” me qendër në Edinburg, Skoci ka shkruar një artikull mbi plazhet e fshehura ku mund të arratiseni gjatë kësaj vere duke listuar dhe plazhin e Sarandës mes plazheve të bukura të Spanjës, Kroacisë dhe Qipros.
Në artikull shkruhet se ”duke kërkuar për një largim në një plazh të lirë? Saranda e qetë, një qytet bregdetar në Shqipëri, po bëhet një destinacion favoritë i turistëve të aventurës. Me të njëjtë shtrirje bregdetare si Kroacia dhe Greqia, me rërë të bardhë dhe ujërat e kthjellta, ajo mbetet një nga vendet më pak të vizituara në Europë.
Ushqimi jashtë kushton vetëm disa paund, hotelet janë të lira dhe një birrë do ju kushtojë më pak se 1£. Ndërsa plazhi në qytet mund të jetë plot në verë, ka shumë plazhe të fshehura në veri dhe në jug, ku mund të keni të gjithë vijën bregdetare për vete.
Si të arrini atje: Fluturoni drejtpërdrejt nga Londra në Tiranë, pastaj kaloni në bregdet për në Sarandë, ose një mundësi edhe më e mirë është të fluturosh në Korfuz ,Greqi, pastaj të shkosh në Sarandë për 20 minuta me udhëtim me target të kompanisë Finikas Lines.

Saranda, një ndër plazhet e fshehura ku mund të arrini këtë verë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.