Saranda në “qenrrethim”, 11-vjeçarja përfundon në kirurgji

18/02/1917:55

Shperndaje:


Situata me qente e rrugeve ne Sarande sa shkon behet akoma me e rrezikshme. Grupe qensh patrullojne neper rruget e qytetit dhe rruguciva te lagjeve pergjate gjithe dites dhe nates duke sjelle ne raste te ndryshme edhe agresione ndaj kalimtareve.
Me te rrezikuar jane kalimtaret e vetmuar dhe femijet, pasi qente i shikojne keta me te dobet ndaj tyre dhe per pasoje i sulmojne.
Diten e sotme nje 11-vjecare ka perfunduar ne kirurgjine e spitalit “Petro Nako” te Sarandes pasi u sulmua nga nje grup qensh te rrugeve.
Ngjarja ka ndodhur ne Lagjen nr 1 ne momentin kur vajza 11-vjecare po kalonte me biciklete.
Burime nga urgjenca e spitalit informojne per Saranda Web se gati perdite paraqiten ne kete urgjence per te marre mjekin qytetare te ndryshem te cilet kane pesuar kafshime nga qente e rrugeve te Sarandes.
Pavaresisht kesaj situate, e cila shkon gjithmone e duke u perkeqesuar, nga ana e Bashkise Sarande nuk eshte marre asnje mase.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Market & Bakery PRODA në Metoq kërkon të punësojë KASIERE
Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës
Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.