Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

10/12/2521:03

Shperndaje:

Saranda ndez dritat e festave të fundvitit

 

Me një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocion, Saranda ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat festive që shënojnë nisjen e sezonit të fundvitit në qytetin bregdetar.
Në ceremoninë e organizuar në Shëtitoren buzë detit mori pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili uroi të gjithë qytetarët për festat. Së bashku me fëmijët e pranishëm, ai bëri numërimin mbrapsh për ndezjen e dritave, duke krijuar një skenë festive që u shoqërua me duartrokitje dhe gëzim.

 

 

Shefja e kabinetit në Bashkinë Sarandë, Eliana Shkurti, u shpreh se qyteti po ndërton prej disa vitesh një traditë të re për festat e fundvitit, ku përfshihet edhe tregu i Krishtlindjeve, një koncept që dikur dukej i paimagjinueshëm për Sarandën.

 

Sipas saj, Saranda po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion që ofron jo vetëm plazhe gjatë verës, por edhe aktivitete kulturore e festive në stinën e dimrit. “Gjatë gjithë këtyre netëve do të ketë aktivitete muzikore dhe kulturore, për të kaluar mbrëmje të këndshme dhe për ta shndërruar Sarandën në një vend tërheqës për festat e fundvitit”, u shpreh Shkurti.

 

 

Ndriçimi i pemës së Krishtlindjes, dekorimet shumëngjyrëshe dhe tregu festiv në shesh krijuan atmosferë të veçantë, duke mbledhur familje, të rinj dhe vizitorë që po i shijojnë ditët e para të festimeve.
Saranda, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe mikpritjen, duket se këtë vit po i shton edhe më shumë shkëlqim fundvitit, duke u ofruar qytetarëve një hapësirë të gëzueshme dhe të mbushur me energji pozitive.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim
Adriatik Lapaj nis protestën pa kthim përballë Kryeministrisë! – “E nisa i vetëm, bashkohuni!”
Ndahet nga jeta Aristidh Vasil Angjeli, një prej inxhinierëve dhe kontribuuesve të hershëm të ndërtimit
Butrinti mposht Shkumbinin 2-0 me gola në minutat e fundit – VIDEO
Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.