Saranda fiton Çmimin Bronze “Green Destinations” në Panairin e Turizmit në Berlin

05/03/2518:54

Shperndaje:

Saranda fiton Çmimin Bronze “Green Destinations” në Panairin e Turizmit në Berlin

 

Saranda ka marrë një vlerësim prestigjioz në panairin e turizmit ITB Berlin, duke u shpallur fituese e Çmimit Bronze “Green Destinations”. Sipas organizatorëve, ky çmim vjen pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku qyteti iu nënshtrua një auditi të pavarur dhe u analizua mbi bazën e më shumë se 100 kritereve të qëndrueshmërisë.

 

Saranda fiton Çmimin Bronze “Green Destinations” në Panairin e Turizmit në Berlin

 

Lajmi u bë publik nga kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, i cili e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për Sarandën, duke theksuar se ky vlerësim konfirmon angazhimin e qytetit për një turizëm të përgjegjshëm, menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e natyrës e klimës.

 

 

“Një arritje që na motivon të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të gjelbër!”, u shpreh Çaçi pas marrjes së çmimit.

 

 

Çmimi “Green Destinations” është një dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë Sarandën një destinacion model të qëndrueshëm, duke i dhënë më shumë vlerë turizmit dhe mjedisit të qytetit të Sarandë, ka thënë Çaçi. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.