SARANDA ÇEL SEZONIN TURISTIK 2022 – VIDEO

21/05/2221:31

Shperndaje:

SARANDA ÇEL SEZONIN TURISTIK 2022

Ditën e sotme Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Fillimisht kanë qenë 50 automjete të koleksionit Retro ato të cilat gjallëruar Shëtitoren, për të vijuar më pas edhe me aktivitete dhe koncerte të nryshme.

Investimet e kryera dhe ato që janë duke u kryer janë garancia më e mirë se këtë vit do të kemi një sezon turistik ndryshe nga vitet e kaluara, është shprehur kryetari i bashkisë Adrian Gurma.
Vera për institicionet, bizneset dhe qytetatët Sarandës është sezon pune, ndaj dua të falenderoj këdo që ka kontribuar për ta bërë Sarandën këtë vit perlën e turizmit shqiptar, tha Gurma.

Zv. ministrja e Turizmit Vilma Bello ka thënë se unë besoj se Saranda do të vijojë të mbetet mbretëresha e turizmit shqiptar.
Duke i referuar tunelit të Kardhiqit, zv.ministrja Vilma Bello është shprehur se falë investime të kryera nga qeveria, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ndihmojnë dëshirën e kujdo për të vizituar Sarandën, patjetër që ky do të jetë një sezon i mrekullueshëm për sarandjotët dhe jo vetëm.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim
Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.